Shërbime Media & SEO

Μedia & SEO Services

Dëshiron
të biesh në sy?

Kuptova! Ne kemi një super ekip me përvojë ndërkombëtare për të gjitha gjërat që lidhen me median.

Nuk ka rëndësi nëse punoni B2B ose B2C, ne ju ndihmojmë të identifikoni hapësirën e veprimit të brand-it tuaj, të përcaktoni një strategji unike, ta zbatoni atë me përsosmërinë që sjell rezultat për JU.

Qasja jonë kombinon praktikat dhe teknikat më të mira që përfshijnë Reklamimin Online si: Google Ads, Facebook & Social Media, Optimizimin e Motorëve të Kërkimit, si dhe Optimizimin e Eksperiencës së Përdoruesit.

Sa i përket Medias dhe Performancës, qasja jonë ndaj medias dhe performancës digjitale është fare e thjeshtë. Ne përdorim ekspertizën tonë për të identifikuar nevojat tuaja, për t’u futur në treg, për të identifikuar kanalet më të mira dhe për të ofruar një qasje tërësisht të personalizuar. Me krenari jemi agnosticist lidhur me kanalet, që do të thotë se çdo qasje është unike dhe përqendrohet në trajtimin e nevojave të veçanta në fjalë.

Jemi Partner i certifikuar i Google Ads, por nuk jemi mjaftuar me kaq. Kemi krijuar një sërë partneritetesh që na ndihmojnë të përforcojmë ofertën tonë, duke u përshtatur me çdo gjë, që prej publicitetit të thjeshtë e deri tek analitika e thelluar, që është instrumenti i vetëm semantik në botë për mbrojtjen e markës, si dhe deri tek shërbimet dinamike për publicitetin dhe blerjet e personalizuara programatike në media.

Optimizimi i Motorëve të Kërkimit është pjesë thelbësore e çdo përpjekje në hapësirën në internet. Në DOPE Studio ne jemi në pozicionin unik për të ndihmuar me çdo gjë që lidhet me SEO. Magjistarët tanë të SEO kanë një mal me përvojë në menaxhimin e projekteve lokale dhe globale. Jo vetëm kaq, por disponueshmëria e talenteve në një sërë disiplinash, na lejon të punojmë me partnerët tanë për t’i ndihmuar si për përmbajtjen SEO, ashtu edhe për nevojat teknike. Kjo do të thotë se mund të menaxhojmë të gjithë ofertën SEO, duke eliminuar nevojën për të diskutuar me palë të tjera ndërmjetëse.

Ashtu si me çdo gjë tjetër, ne përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për të arritur rezultatet më të mira të mundshme, pa u kufizuar nga teknologjia. Kjo na lejon të ndihmojmë partnerët tanë në një sërë industrish dhe që flasin gjuhë të ndryshme, në mënyrën më efikase të mundshme. Rezultatet tona flasin vetë.

Mjetet që duam

Hajde flasim

Pranoj termat dhe kushtet