Mercury CRM
Kjo është historia sesi ne zhvilluam programin më të shpejtë, më të zgjuar dhe më të fleksibël të besnikërisë, i cili fitoi çmime, për disa marka kozmetike në Greqi dhe Ballkan! Duket sikur po mburremi? Çfarë mund të themi – ndihemi krenar për të.
Sfida:
Markat më të mëdha dhe më të njohura të kozmetikës në Greqi janë të disponueshme nëpërmjet tre kanaleve të ndryshme: tregu selektiv, veçanërisht Hondos Center, Gallerie De Beaute, dyqanet e pavarura dhe shitjet online. Si mund të krijonim një program inovativ besnikërie që do të përmblidhte vendodhjet e preferuara të audiencës për blerje, produktet dhe sjelljet e blerësve nën një çati të vetme pa një vendodhje specifike? Oh, dhe a e përmendëm që audienca jonë potenciale ishin të gjitha gratë kudo në Greqi dhe Ballkan...?
Qasja:
Ne vizualizuam një sistem që grumbullon të dhënat nga blerjet e bëra në dyqanet fizike dhe eShops në Greqi, Rumani, Qipro dhe Bullgari, në kohë reale. Vizualizuam një platformë me profile të detajuara të konsumatorëve në përputhje me kërkesat e GDPR-së. Në këtë mënyrë krijuam një CRM që njofton shitesit e dyqaneve në mënyrë interaktive, duke krijuar kështu një përvojë të gjithanshme integrimi dhe komunikimi me gjithë kanalet. Imagjinuam një platformë që krijon raporte dhe informacione të detajuara, fleksibël dhe të personalizuara në kohë reale, në mënyrë që pronarët e bizneseve të kenë mundësinë të marrin vendime dhe të ndryshojnë lehtësisht strategjitë e tyre të ofertave nëpër pikat e shitjes. Pasi përcaktuam qëllimet dhe obektivat tona, nisëm nga puna të zhvillojmë gjithçka nga e para.
Zgjidhja:
Ju prezantojmë 'Mercury, Programin e Besnikërisë dhe CRM-së'. Një program i gjithanshëm besnikërie me një arkitekturë të përshtatur që të lejon të zhvillohet dhe përmirësohet vazhdimisht me qëllim të rrisë shitjet! Rezultatet prej tij kanë qënë të dukshme, një rritje shitjesh me 17% (mesatarja për të gjitha markat) dhe 13 milion ndërveprime në vit (Email/SMS/Viber) dëshmojnë se mundi që derdhëm ia vlejti barra qeranë.