Seajets

Seajets' website: As fast as a jet, as clear as the Aegean sky

Seajets, kompania tregtare greke e transportit që zotëron flotën më të madhe dhe më të shpejtë në Mesdhe, kërkonte një faqe interneti po aq të shpejtë. Një faqe interneti që do t'i çonte përdoruesit në një udhëtim nga një përvojë e lehtë në internet drejt e në Egjeun mahnitës! Pra, çfarë bëmë? Shtrëngoni rripin dhe shijoni udhëtimin tuaj!

Seajets' website: As fast as a jet, as clear as the Aegean sky

Sfida:

Thembra e Akilit e faqeve të tyre të mëparshme të internetit ishte numri i lartë i produkteve të pashitura. Përqindja e klientëve potencialë që hynin në faqe e më pas largoheshin ishte në stratosferë, as faqja e pështatur për smaphone nuk po ndihmonte, plus pamja dhe ndjesia e përgjithshme e faqes së tyre të internetit nuk po i jepte dorë imazhit të markës që donin të ndërtonin dhe komunikonin. Edhe pse klienti ynë i dashur mendoi se gjithçka që i nevojitej ishte një faqe interneti, në realitet, ata kishin nevojë për shumë më tepër se kaq...

Seajets' website: As fast as a jet, as clear as the Aegean sky

Qasja:

Ne i ndihmuam ata të kuptonin se duhet dhe mund të zotëronin konceptin e "Island Hopping", një term relativisht i panjohur për lundrimin grek. Pra, ne projektuam një buton hero, shumë përmbajtje dhe ndërtuam një website të shpejtë nga themelet. Më e rëndësishmja, ne investuam në teknologjinë që shfrytëzon të dhënat dhe modelet heuristike për të ndryshuar formën dhe për të personalizuar veten sipas preferencave të çdo vizitori anonim, kudo që të jenë.

Seajets' website: As fast as a jet, as clear as the Aegean sky
Mobile
Seajets' website: As fast as a jet, as clear as the Aegean sky

Zgjidhja:

Sot, Seajets zotëron një website inteligjent të nivelit të lartë që bën shumë, por e bën atë në mënyrë elegante, të qetë dhe që komplimenton imazhin e markës së vet. Një faqe interneti që dëgjon nevojat e vizitorëve, përshtatet dhe - ashtu si një agjent udhëtimesh karizmatik - shet me aftësi të pashembullta personalizimi. Çfarë nënkuptojmë kur themi se shet? Përdoruesit unikë u rritën me 48%, trafiku organik me 114%, dhe rezervimet përmes trafikut organik u rritën me 102%. Duke ndërtuar këtë faqe interneti, ne ndihmuam më shumë evropiano-veriorë të digjen nga dielli dhe na pëlqeu shumë!