Vechro

Vechro’s corporate Website: Color bombed UX & UI design

Website-i korporativ i Vechro-s: Një dizajn i mbushur me ngjyra

Vechro është një nga prodhuesit më të mëdhenj të bojërave dhe llakut në Greqi. Një kompani që ka investuar në produkte miqësore ndaj mjedisit, me synimin për një ambient të qëndrueshëm. Që të kuptohemi, po flasim për bojëra. Po po, NGJYRA! Shumë e shumë prej tyre! Ne u dashuruam me këtë projekt dhe punuam me shumë dëshirë! 

Vechro’s corporate Website: Color bombed UX & UI design

Sfida:

Klienti ynë dëshironte një website që i drejtohet pronarëve të shtëpive, bojaxhinjve profesionistë, pronarëve të dyqaneve dhe njerëzve që kujdesen vetë për ambientet e tyre. Për fat të mirë, këtu në DOPE jemi ekspertë në krijimin e përvojave sipas karakteristikave dhe sjelljes së personave të ndryshëm. Ishte mjaft e nevojshme të bëhej gjithashtu ribrandimi digjital dhe të përmirësohej imazhi i markës. Këtu në DOPE jemi të lindur për këto punë! Website-i i ri i Vechro-s duhet të ishte një bashkrim ngjyrash moderne, të kombinuara me një eksperiencë optimale për përdoruesit (UX) dhe të përshtatej për çdo paisje nga ku mund të shikohej. Në të njëjtën kohë, donim të theksonim historinë e kompanisë dhe evoluimin e saj gjatë viteve, veçanërisht faktin se është një biznes familjar grek me një filozofi të gjelbër. Megjithatë, kishte shumë punë për të bërë ... Seriozisht, duhej të gjenim një mënyrë efikase për të ristrukturuar shumë informacion në mënyrë që të ishte sa më i qartë, për të rritur shitjet online ndërkohë rimendonim krijimin e aplikacionit MyVechro, si dhe përmirësimin e platformës për llogaritjen e bojës....DHE, të ndihmonim redaktorët e përmbajtjes dhe administratorët e faqes, të lëviznin lehtësisht, të editonin apo bënin punën e tyre çfarëdo ajo të ishte. Besoj se arrini ta merrni me mend se për çfarë pune po flasim? Jeni kureshtarë të dini sesi e menaxhuam të gjithë këtë? Qëndroni me ne dhe lexoni pak më poshtë!

 

Qasja:

Si do ta ruanit ekuilibrin në një faqe të mbushur me frymëzim, këshilla, katalogë produktesh, orendi dhe shumë të tjera? Në fakt, nuk ka nevojë që ti përgjigjeni kësaj pyetje, sepse - ne e bëmë të mundur - dhe e realizuam këtë për klientin tonë të shkëlqyer e plot me ngjyra. Dhe vijon në këtë mënyrë:

Pas disa intervistave me palët e interesuara, ne identifikuam personazhet e ndryshëm që përbëjnë vizitorët e faqes. Pastaj i analizuam ata në Laboratorin sekret të DOPE (sigurisht që po bëjmë shaka)! Megjithatë, ne identifikuam nevojat dhe dëshirat e tyre në bazë të disa hulumtimeve të thella.

vechro paints

Kjo do të ishte harta jonë udhërrëfyese për fillimin e rindërtimit të përmbajtjes së faqes. Natyrisht, ngjyrat ishin elementet kryesore të kësaj aventure dixhitale, e cila rezultoi në një mini-aplikacion interaktiv shumë përfshirës, i pozicionuar në zemër të faqes, që ndihmon përdoruesit të zgjedhin ngjyrën, nuancën dhe produktin e tyre të preferuar.

Ne e ridizajnuam faqen, duke krijuar hapësirë për më shumë tekst dhe imazhe më të mëdha. Po ashtu, krijuam një seksion të veçantë për Katalogët, Ngjyrat dhe Nuancat, nën një strukturë që ndihmon përdoruesit të kuptojnë se çfarë po kërkojnë dhe ku mund ta gjejnë atë. Nuk është aspak qejf të humbasësh në një faqe me terma teknik apo jo? Por le të vazhdojmë më tej...! Për më tepër, krijuam një faqe blerjeje, nëpërmjet së cilës mund të bëhen blerje direkte; praktikisht, të gjitha transaksionet bien në dorën e administratorit, nga ku departamenti i shitjes mund t'i monitorojë ato, ashtu siç ndodh në një dyqan të rregullt.

Vechro’s corporate Website: Color bombed UX & UI design

Dhe, natyrisht, u siguruam që identiteti i ri i organizatës të ishte i pastër dhe i dukshëm, me të gjitha ngjyrat e reja të brandit të përfshira me mjeshtëri në dizajn (siç e dini, për një ndikim më të madh). Ne përdorëm një platformë (Drupal 8), sepse do të lehtësonte më së miri të gjitha ato që përmendëm më lart, por, më e rëndësishmja, e thjeshtësonte shumë menaxhimin e përmbajtjes, duke u kursyer administratorëve shumë kohë - që nga dita e parë!

Mobile
Vechro mobile

Zgjidhja:

Për sa i përket pamjes, kjo është një faqe interneti e përshtatur për audiencën e saj; nxjerr në pah produktet kryesore dhe vlerat e markës, të gjitha të organizuara me kujdes në një showroom modern dixhital. Një showroom i dobishëm, që u bë menjëherë një mjet i rëndësishëm si për individët që duan të lyejnë shtëpinë e tyre ashtu edhe për bojaxhinjtë ose tregtarët që kërkojnë informacione teknike mbi produktet. Për sa i përket trafikut, faqja e Toneve është shumë e ngarkuar, ku seanca mesatare në website llogaritet në minuta, ndryshe nga më parë që llogaritej me sekonda! Një fakt tjetër interesant është që menjëherë pas publikimit të faqes, shitjet e paletave me ngjyra u rritën, madje pa ndonjë fushatë marketingu. Përveç kësaj, MyVechro u vlerësua menjëherë nga kompania dhe u përdor si një mjet i rëndësishëm marketingu. E thënë shkurt, ne krijuam një faqe interneti ‘të gjallë’ me përmbajtje të larmishme; një faqe që zhvillohet lehtësisht nga dita në ditë, duke u zgjeruar dhe duke magjepsur vizitorë të njohur dhe të rinj çdo minutë!