Alumil
Alumil është një nga kompanitë më të avancuara në sistemet e aluminit në nivel global, me 30 vite eksperiencë, 12 fabrika të shpërndara në 6 vende, por nuk kishte një website të mirë që mund të përfitonte nga potencialet që zotëronte. Këtu erdhi në ndihmë DOPE Studio.
Sfidat:
Po flisni për sfidë? E vërteta është se Alumil nuk kishte nevojë vetëm për një website korporativ. Ata kishin nevojë për një platformë globale që do të prezantonte me elegancë një produkt mjaft kompleks, i cili duhet të përshtatej sipas vendit, të edukonte tri profile krejtësisht të ndryshëm (pronarët e shtëpive, prodhuesit dhe arkitektët) dhe, në të njëjtën kohë, të plotësonte nevojat e ekipit të marketingut të shpërndarë në të gjithë botën. Kjo nuk ishte fare e thjeshtë, as diku afër të qenit “bukë e djathë”.
Qasja:
Ok, le ta pranojmë, ishte një projekt jo i zakonshëm. Së pari, vendosëm ta lëmë mënjanë brief-in! Pastaj, vendosëm të projektojmë një website fantastik të frymëzuar nga mënyra se si produktet reale të Alumil lëvizin dhe funksionojnë. Po ashtu, përdorëm një teknologji revolucionare që na lejoi të personalizonim dinamikisht përmbajtjen që i shfaqet çdo vizitori bazuar në sjelljen e tyre, si dhe një sërë parametrash të tjerë. Mund të duket si magji, por në fakt është shkencë ☺. Ju keni mundësinë të shijoni një përvojë unike lundrimi në varësi të të dhënave demografike dhe interesave tuaj bazuar në një model heuristik që kemi parackatuar në bashkëpunim me skuadrën globale të marketingut të Alumil-it. Dhe, po, numrat flasin vetë...
Zgjidhja:
Si rrjedhojë u rrit koha që njerëzit shpenzojnë në internet me mbi 20% dhe pati nje konvertim të paparashikuar të vizitorëve nga anonimë në vizitorë "me emër". Edhe pse kjo nuk është aq e rëndësishme sa të dhënat e gjeneruara nga ekipi i shitjeve, por falë platformës inteligjente që krijuam për Alumil, e cila i ndihmon ata të rrisin shitjet nëpërmjet listave te menjëhershme të krijuara nga leads që vijnë prej vizitorëve të rastësishëm në website. Një website që ndihmon një kompani B2B2C të gjenerojë marrëveshje dhe partneritete të reja si kurrë më parë.